Ballina Kuriozitete Paralajmëron “ESA”, një asteroid do të kalojë sot jashtëzakonisht shumë pranë Tokës,...

Paralajmëron “ESA”, një asteroid do të kalojë sot jashtëzakonisht shumë pranë Tokës, ja mbi cilin shtet do të fluturojë

131
0

Sipas agjencisë evropiane të hapësirës ESA, 2024 GJ2 është rreth 3 metra në madhësi dhe u zbulua të martën nga teleskopi Pan-STARRS 2 në Hawaii, SHBA.

Ai do të kalojë vetëm 12,320 km nga sipërfaqja e Tokës, sot më 11 prill në orën 18:31 UTC (20:31 CEST) mbi Australi, duke udhëtuar me 14.4 km/s.

Kjo është vetëm 3% e distancës midis Tokës dhe Hënës.