Ka tensione në protestën që po zhvillohet sot para bashkisë së Tiranës.
Protestuesit kanë hedhur molotov në hyrjen e godinës, ndërsa kanë tentuar të çajnë gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë.
Rithemelimi po mban sot një tjetër protestë para bashkisë së Tiranës, të cilës i është bashkuar edhe Argita Malltezi e cila mban të veshur bluzën e stampuar me foton e babait, dhe shkrimin: “Lironi liderin e opozitës”.
Protestuesit janë përplasur dhe me policinë duke tentuar të cajnë kordonin dhe të hyjnë në bashki.
I pranishëm dhe ish truproja e Berishës Sali Lushaj.
Për shkak të momenteve të tensionit e pranishme është dhe FNSH.
Ballina Politika Tirane/ Rithemelimi protestë para bashkisë, përplasen me policinë, molotov tek bashkia: Lironi...