Ballina Sport Triumf i thellë i Atalantës ndaj Liverpool në Europa League, Roma “i...

Triumf i thellë i Atalantës ndaj Liverpool në Europa League, Roma “i tregon dhëmbët” Milanit

91
0

U zhvilluan ndeshjet e para çerekfinale në Europa League. Surpriza më e madhe vjen nga Anglia, ku pretendentët e Liverpool pësuan disfatë 0-3 ndaj Atalantës. Në pjesën e parë në “Anfield” The Reds gjetën shtyllën por jo golin, teksa bergamaskët u treguan pragmatist duke zhbllokuar llogaritë me Scamaccan.

Në pjesën e dytë, The Reds lejuan shumë hapësira duke dalë përpara dhe u ndëshkuan përsëri nga Scamacca, duke e kthyen misionin e përmbysjes në mision të pamundur për Liverpool. Deri në fund, pati kohë edhe për një gol të Pasalic, i cili thelloi shifrat.

Në Milano, dueli i luftuar Milan-Roma përfundoi 0-1 në favor të skuadrës së De Rossit, takim i vendosur nga një gol i Mancinit. Në sfidat e tjera, Benfica-Marseille përfundoi 2-1 ndërsa Leverkusen mundi 2-0 West Ham.

Në Conference League, spikat suksesi 2-1 i Aston Villa ndaj Lille.

Europa League: Liverpool 0-3 Atalanta