Gazment Bardhi e ka cilësuar ditë të zezë për Shqipërinë dhe parlamentin, votimin e sotëm në seancë plenare ku me 72 vota kundër, mazhoranca nuk dërgoi në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e legjitimitetit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Bardhi tha se mesazhi i Ramës ishte i qartë për Prokurorinë e Posaçme, që nuk mund të prekë ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Bardhi: “Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me dretsiën dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor.
Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK. Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën.
Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO. Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi.
Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin. Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot”