Ballina Aktualitet A ka naftë dhe ujë të pijshëm në Sazan? Inxhinieri: Kërkimet kanë...

A ka naftë dhe ujë të pijshëm në Sazan? Inxhinieri: Kërkimet kanë dhënë…!

101
0

Në ishullin e Sazanit janë bërë kërkime për naftë. Për shkak të thellësisë që ka, rreth viteve 1980, në Sazan janë bërë shpime për naftë, por nuk ka pasur rezultat. Inxhinieri Kristaq Puleri i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tregoi se kur filloi të nxirrej ujë i pijshëm për herë të parë në Sazan dhe si furnizohej ishulli me ujë para 1981-shit.

“Sazani ka një thellësi të konsiderueshme dhe kjo është mjaft favorizuese sidomos për kroceret. Janë bërë shpime edhe për naftë, por nuk kanë qenë pozitive. Pas vitit 1981 pati interes të kërkohej për naftë dhe u bënë kërkime, por pa rezultat.”

Në lidhje me ujin e pijshëm në ishullin e Sazanit, inxhinieri Puleri tha se ka, dhe është i pijshëm.

“Në 1981-shin u kërkua që të sigurohej uji nga sipërfaqja tokësore e Sazanjt. Pra të nxirrej ujë. Për herë të parë erdhi sonda në Ishullin e Sazanit. Ne bëmë shpime të cekëta me sonda dhe nxorëm ujë. Unë bashkë me inxhinierët e tjerë bëmë 5 shpime dhe gjetëm ujë shumë të mirë.

Në Sazan ka ujë shumë të mirë për të pirë. Nuk është kot teoria e popullit: Ku ka bimësi, ka ujë. Ne arritëm të sigurojmë ujë për atë kapacitet të popullsisë që ishte në Sazan, pra rreth 2 mijë banor.”, tha inxhinieri.