Nga Zenel Çeliku
Piktori Buron Kaceli, djali i pikorit të madh Prof. Sadik Kaceli, mban Titullin e lartë “ Mjeshtër i Madh” i pikturës, dje ka hapur ekspozitën e Tij vërtetë brilante e cila po ndiqet me shumë interes. Ftesa për të hapur këtë ekspozitë ka ardhur nga Bashkia e Tiranës mbasi piktori Buron Kaceli është ndër ata piktor me shumë emer, gjë që Bashkinë e Tiranës e nderon. Ekspozita ndodhet në Galerinë e Arteve Tiranë e cila ndodhet në Rr. e Kavajës, përballë Bllokut të Ambasadave. E vecanta e kësaj ekspozite është se aty janë ekspozuar vepra të ndryshme si piktura, peizazhe, portrete të shumë llojshme, vërtetë janë art – art fantastik. Dita e parë e kësaj ekspozite tërhoqi vëmëndjen e mjaft qytetarëve të Tiranës por jo vetëm, këtë ekspozitë po e ndjekin edhe mjaft piktor – koleg të “Mjehstri të Madh” Buron Kaceli. Mjeshtria e Kacelit është shumë tërheqëse, vizitorët i ndoqën me shumë vëmëndje dhe dëshirë. Piktori Buron Kaceli i cili njihet në public shumë mirë për veprat e tij të shkëlqyera, bën dallim në mesin e shumë e shumë piktorëve. Ai është shumë i përqëndruar që nga krijimtaria e Tij, të dalin vepra që publiku vërtetë i pëlqen mjaft dhe i ndjek me shumë interes. Dua të informoj publikun që nuk ka dijeni për këtë ekspozitë farmoze, do të shikoni mjaft, mjaft piktura & peizazhe & portrete shumë interesante, por njëkohësisht dua të informoj publikun e gjërë që janë pasionant për këto vepra arti, shkoni e vizitojeni këtë ekspozitë, sepse aty do të gjeni ato vepra arti që do t’ju befasojnë për të cilat edhe do të mund t’i përvetësoni. Në mesin e vizitorëve, edhe un si qytetar dhe si gazetar, jam kënaqur shumë me ato cfar pashë në këtë ekspozitë. Bravo “Mjeshtër i Madh” Buron Kaceli, krijimtari shumë interesante.