Ballina Politika “Durimi ka një kufi”, Berisha reagon ashpër: Le të lëshojmë përpara zemërimin...

“Durimi ka një kufi”, Berisha reagon ashpër: Le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës

119
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës, para Bashkisë së Tiranës që pritet të zhvillohet të premten e 19 prillit.

Berisha tha se nuk ndodh në asnjë vend si në Shqipëri, ku pas skandaleve nuk ka dorëheqje. Ndaj ish-lideri i PD-së u bën thirrje të marrin pjesë në tubim.

Nuk ndodh kund si në Shqipëri, në asnjë vend të botës.

Në çdo vend, para një skandali ka dorëheqje.

Miq, në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ai është Skapi i partisë.

Në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ajo është gjykata e partisë.

Ndaj dhe e premtja është dita e ditëve, është ora e fitores, është ora e betejës, ora e triumfit qytetar, e ngadhënjimit të kryeqytetit mbi llumin, mbi hajnat e pastrimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit të Shqipërisë.

Le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e dinjitetit tonë.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e lirive tona.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Shqipërisë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira është zotimi ynë.

Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës t’i shndërrojnë këto ditë dhe net që na ndajnë nga e premtja në ditë përkushtimi serioz, dialogu serioz me çdo qytetar.

Në ditën e vendimeve më të guximshme të jetës sonë.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.