Ballina Aktualitet Ish-drejtori i ASHK-së rol kyç në nënshkrimin e dokumentacionit, thellohen hetimet në...

Ish-drejtori i ASHK-së rol kyç në nënshkrimin e dokumentacionit, thellohen hetimet në Kadastrën e Durrësit për tjetërsimin e pronave

147
0

Hetimet në kadastrën e Durrësit janë thelluar pas 5 arrestimeve për tjetërsimin e pronave ku mësohet se Leonard Kadrimi ish-drejtor i ASHK në Durrës, ka pasur rolin kyç për firmosjen e dokumentacionin. Bëhet me dije se Kadrimi dhe i arrestuari tjetër Ardit Kërtusha i cili ka shërbyer për disa vite në një post në Këshillin e Qarkut të Durrësit, nuk e kanë pranuar këtë akuzë. Po ashtu mësohet se, po vijon puna për kapjen e 2 personave të tjerë, ish-juristi i kadastrës Mikel Zaho dhe Krenar Kara.

Ndërkohë, të arretuarit e tjerë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, dhe Gjovalin Ndoci, kanë thënë se kanë qenë të rregull me pronat. Konkretisht, bëhet fjalë për një tokë shtetërore që është privatizuar pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” në Spitall.