Ballina Sport Laçi i mbijetesës fut në krizë Vllazninë, Teuta fiton në Korçë! Të...

Laçi i mbijetesës fut në krizë Vllazninë, Teuta fiton në Korçë! Të dielën supersfida Egnatia-Partizani, Shehi: Do jetë sfidë ndryshe nga ‘final-four’

134
0

Vllaznia ka pësuar një disfatë të hidhur në shtëpi kundër Laçit, pasi kurbinasit ia kanë dalë të fitojnë 1-2. Në Loro Boriçi shkodranët kaluan të parët në avantazh me Hakajn, por miqtë përmbysën në pjesën e dytë me Tresën dhe Ujkën. Kjo ishte ndeshja e katërt e Vllaznia pa fitore në kampionat, teksa numëron dy humbje dhe dy barazime, ndërsa nga ana tjetër ishte një 3 pikësh i artë për kurbinasit e Cungut që luftojnë për mbijetesë dhe siguruan fitoren e 2 radhazi.

Sakaq Skënderbeu është mposhtur në shtëpi 0-1 nga Teuta. Para se të realizonin golin e fitores me Gjinin durrsakët humbën një penallti, por ajo që vlen më shumë janë 3 pikët në luftën e fortë për mbijetesë.

Nga disfata e Korçarëve përfitoi Tirana, që në minutat e fundit të përballjes me Kukësin realizoi me Abazajn, duke marrë një fitore të vuajtur 1-0. Megjithatë ishte e mjaftueshme për të parakaluar Skënderbeun në renditje, duke shkuar të paktën përkohësisht në vendin e katërt. Tre pikët pas një kohe të gjaë megjithatë nuk gëzuan tifozët bardheblu në Air Albania, të cilët kontestuan e vërshëllyen futbollistët për sezonin me shumë ulje-ngritje.

ava e 31 e Superligës vijon këtë të dielë me supersfidën Egnatia-Partizani. Një fitore në orën 15:00 kundër rrogozhinasve kryesues do bënte që të kuqtë të arrinin vendin e dytë.

Sfida që mbyll javën e 31 të Superligës luhet mes Dinamos dhe Erzenit në orën 18:00.