Ballina Sport Milani pa Maignan kundër Sassuolos

Milani pa Maignan kundër Sassuolos

85
0

Mike Maignan nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen Sassuolo-Milan, të dielën (15:00).

Portieri francez, një ndër pikat më të forta të kuqezinjve, nuk është grumbulluar nga trajnerin Stefano Pioli.

28-vjeçari ka lodhje muskulore dhe stafi teknik ka vendosur të mos e rrezikojë përpara duelit të kthimit ndaj Romës.

Milani humbi 0-1 çerekfinalen e parë të Europa League dhe të enjtën e ardhshme do të tentojë përmbysjen dhe kualifikimin.

Me Maignan që do të jetë gati për “betejën” në Olimpico.