Ballina Politika Nëna e Monika Kryemadhit thirret në SPAK, Meta: Nuk më intereson, Zonja...

Nëna e Monika Kryemadhit thirret në SPAK, Meta: Nuk më intereson, Zonja Fatime përgjigjet vetë

51
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme për pasurinë e Kryemadhit, duke u shprehur se gjithçka është politikë dhe nuk përbën interes për të.

Ilir Meta shtoi se Kryemadhi është një zonjë e mrekullueshme.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje.

Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Eron Velijan. U lodhën shumë duke hetuar PPS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën.

Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet”– tha Meta.