Ballina Lifestyle Pas akuzave për dhunë fizike nga Princ Leka, Gjergj Zaharia dhe Yllka...

Pas akuzave për dhunë fizike nga Princ Leka, Gjergj Zaharia dhe Yllka Mujo shfaqen duke shëtitur Princeshën Geraldinë

58
0

Skandali që përfshihu Princ Lekën dhe familjen e ish-bashkëshortes së tij mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

Ajo që ndodhi ishte e denjë për një skenar filmash. Princ Leka filmoi Elian, teksa kjo e fundit e sulmonte, pasi mësoi se Princi i kishte goditur babain.

Ndërkohë, paparaci ka mundur t’i fotografojë, Gjergj Zaharinë dhe Yllka Mujo teksa kanë qenë duke shëtitur me karrocë vajzën që Leka ka me Elian.

Geraldina është shoqëruar këtë pasdite nga dy gjyshërit e saj, ku të dy të veshur sportiv, po shijonin këtë shëtitje me mbesën e tyre.

Pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Sakaq, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur.