Ballina Kuriozitete Raketa Delta dërgon me sukses një ngarkesë sekrete në orbitë

Raketa Delta dërgon me sukses një ngarkesë sekrete në orbitë

58
0

Forcat Hapësinore të SHBA-së së bashku me Boeing-Lockheed kanë dërguar një ngarkesë sekrete në orbitë me anë të raketës Delta IV Heavy.

Fluturimi kishte për qëllim të vendoste një satelit në Zyrën Kombëtare të Zbulimit (NRO), agjenci kjo amerikane e inteligjencës mbrojtëse.

Disa orë më vonë, komanda konfirmoi se raketa kishte dërguar me sukses ngarkesën në orbitë, duke shënuar kështu fluturimin e 16 dhe të fundit të një rakete Delta, shkruan Reuters.

Ndryshe, që kur raketa Thor-Delta u prezantua në vitin 1960, ajo ka regjistruar 389 misione, me ngarkesa që variojnë nga satelitët e motit e deri te misionet shkencore të NASA-s.

Sateliti i parë i komunikimit pasiv në botë, Echo 1A, dhe sateliti i parë i komunikimit aktiv, Telstar 1, janë dërguar në hapësirë nga Thor-Delta në vitet 1960 dhe 1962.

“Raketa Delta luajti një rol kryesor në evolucionin e fluturimit në hapësirë ​​që nga vitet 1960”, tha Tory Bruno, presidenti dhe shefi ekzekutiv i United Launch Alliance (ULA).

Megjihatë, natyra dhe qëllimi i saktë i misionit NROL-70 është mbajtur sekret.

Në një deklaratë të formuluar në mënyrë të paqartë përpara nisjes, qeveria tha se misioni do të “forconte aftësinë e NRO-së për të ofruar një gamë të gjerë informacioni të inteligjencës në kohë për vendimmarrësit kombëtarë, luftëtarët dhe analistët e inteligjencës”.