Ballina Sport Renditja/ Bylis mposht 3-2 Korabin dhe rikthehet në Superligë, fitojnë edhe Luzi...

Renditja/ Bylis mposht 3-2 Korabin dhe rikthehet në Superligë, fitojnë edhe Luzi me Tomorin

168
0

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka nisur javën e 29-të. Mesditën e së shtunës Bylis fitoi 3-2 kundër Korabit dhe zyrtarisht është në Superligë sezonin që vjen. Një arritje e madhe për ballshiotët që tanimë kërkojnë të sigurojnë trofeun e së Parës në garë me AF Elbasanin.

Nga ana tjetër, elbasanllinjtë presin sot në 19:00 Apoloninë në një stadium të zbrazur nga dënimi dhe me vetëm një pikë sigurojnë edhe ata elitën pas nëntë vitesh mungese dhe një peripecie me ekipin dhe ndërrimin e emrit.

Po sot, te tri pikët doli edhe Luzi që mundi 4-0 Lushnjën, ndërsa Tomori fitoi 1-0 me Burrelin.