Avokati Spartak Ngjela e konsideron tentativën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD-së si lëvizje në favor të Edi Ramës.
Në një intervistë për Report Tv, Ngjela tha se Basha e përjashtoi Berishën se u shpall non grata, dhe lëvizja e mbështet, të cilën e cilësoi antiamerikane, nuk mund të fitojë zgjedhjet më antiamerikanizëm.
”Është në favor të PS-së. Socialistë do të kenë më mirë Berishën. Status në favor të PS-së, Berisha nuk ka vota. Po mos të jetë Saliu, Rama rrëzohet. Nuk e shiko se çfarë po bëjnë i dogji Basha që e përjashtoi nga grupi por ai ishte non grata.
Sa sekuestro i kanë vënë Metës. I kanë vënë sekuestro pronave të Metës disa ish-ministrave. Familjes së Salit janë sekuestro që ka proces penal”- tha Ngjela.