Ballina Politika Tërheqja e SHELL nga Shpiragu, Vasili ironizon kryeministrin: Na la, na mbeti...

Tërheqja e SHELL nga Shpiragu, Vasili ironizon kryeministrin: Na la, na mbeti vetëm mashtruesi naftëtar Rama

81
0

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar një video, ku kryeministri Edi Rama deklaronte se nafta e zbuluar në Shpirag do të rrisë ekonominë e Shqipërisë.

Vasili shprehet se kompania Shell ka bërë tashmë me dije se kjo punë ishte me humbje të mëdha 600 milionë euro dhe se nuk kishte leverdi. Për Vasilin, deklarata për naftën në Shpirag ishte vetëm mashtrim.

Postimi i deputetit Petrit Vasili:

Ne mes te vapes se veres vjet duke dredhur zerin me tonalitete dhe perdredhje misterioze, karagjozi Rama intepretoi estraden e neveritshme te radhes me lajmet bombastike per naften e Shpiragut.

Karagjozi me ze misterioz Rama tha:

“Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.

Kompania Shell ka bere te ditur qe kjo pune ishte me humbje te medha plot 600 milion euro dhe pa asnje leverdi.

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,” deklaroi kompania në përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit.

Karagjozi naftetar Rama e mbaroi perrallen me Shpiragun.

Vera po afron behuni gati.

Behuni gati qe te prisni gomarllekun e radhes te shkollepakut Rama.

Gomarllek te shoqeruar me pas me histerine idiote te mediave Ramiste dhe perdredhjet vokaliste te zerit misterioz te Rame genjeshtarit.