Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction të Sidneit. Katër persona thuhet se kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë.
Një nënë dhe foshnja e saj 9 muajshe, kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e duhur.
Dëshmitarët thonë se një burrë po ndiqte dhe godiste me thikë njerëz përpara se qendra Westfield në periferinë lindore të Sidneit të evakuohej dhe mbyllej.
Sipas informacioneve, autorët ishin dy, një prej të cilëve u qëllua për vdekje nga policia.
Një dëshmitare, e cila sot është mbyllur brenda një dyqani tha se ka dëgjuar të shtëna dhe britma.
“Ne jemi absolutisht të tmerruar,” tha ajo.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike dhe kapjen e autorit.
Incident at Bondi Junction Westfield.
Heard what sounded like gun shots when inside the centre and all ran out.
People running along top level of bridge pic.twitter.com/xoBUUt9hbk
— Ricardo Gonçalves (@BUSINESSricardo) April 13, 2024