Ballina Politika Basha në podcast: Ja kush qëndron pas Rezolutës për Ukrainën, dhe si...

Basha në podcast: Ja kush qëndron pas Rezolutës për Ukrainën, dhe si u iniciua ajo

43
0

Basha: Rezoluta për Ukrainën do të votohet në Asamblenë Parlamentare ditën e martë. Pra, një proces prej afro 1 viti e gjysmë, do të finalizohet të martën e 16 prillit. Providenca e deshi që të vijnë të dyja çështjet bashkë. E para do të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, dhe menjërehë pas kësaj do të diskutohet rezoluta që është propozuar nga unë. Pra, pasditen e së martës presim lajme të mira edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, edhe për këtë hap historik që është aprovimi i rezolutës për të cilën unë jam reporteri dhe kam punuar për një kohë të gjatë që kërkon ngritjen e një mekanizmi që kërkon konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen ato në dispozicion të Ukrainës. Zanafilla e angazhimit tim ka të bëjë me një bashkëpunim do thoja të thellë dhe prej kohësh me disa nga faktorët e rëndësishëm të çështjeve të tilla, të çështjeve të sigurisë, të çështjeve të financave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.