Ballina Kronika E rëndë në Shkodër/ Banesa shpërthen në flakë, humb jetën 52-vjeçari, ja...

E rëndë në Shkodër/ Banesa shpërthen në flakë, humb jetën 52-vjeçari, ja për çfarë dyshon policia…dalin pamjet e shkrumbimit të shtëpisë

50
0

Një zjarr përfshiu një banesë në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e pronarit 52-vjeçar. Policia tha se zjarri ra aksidentalisht.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Kanë dalë pamjet e para nga shtëpia e cila u shkrumbua nga flakët gjatë natës së sotme në Shkodër.

Si pasojë e këtij zjarri që shkrumboi totalisht banesën, ka mbetur pronari i saj 52-vjeçari, pasi nuk mundi të dilte dot në kohë nga shtëpia.

Bashkëshortja e tij arriti të shpëtonte pa dëmtime, pasi arriti të dilte përpara se flakët të përpinin shtëpinë.