Ballina Sport Gjesti racist pas golit të Tchouamenit, Mallorca reagon zyrtarisht, dënon veprimin e...

Gjesti racist pas golit të Tchouamenit, Mallorca reagon zyrtarisht, dënon veprimin e tifozit

88
0

Racizimi vijon të mbetet një plagë në La Liga. Së fundmi një veprim nga një tifoz në ndeshjen Mallorca-Real Madrid, pas golit të Tchouamenit, ka bërë bujë të madhe. Ka qenë vetë klubi nga Mallorca, që nëpërmjet një deklarata, ka dënuar gjestin racist.

“Në ndeshjen e djeshme u identifikuan pamje ku një person bën gjeste raciste. Klubi ka aktivizuar protokollin kundër dhunës në futboll dhe po bashkëpunon me policinë për identifikimin e personit në fjalë. Mallorca nuk toleron dhe nuk do të tolerojë asnjë shfaqje raciste dhe merrr pjesë aktive në të gjithë fushatat për çrrënjosjen e kësaj plage që shkon përtej sportit.  Ky është një rast i izoluar që nuk njollos respektin dhe sjelljen sportive të tifozëve tanë” – Shkruan Mallorca.