Ballina Kosovë Humbje e madhe për kinematografinë shqiptare/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Humbje e madhe për kinematografinë shqiptare/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

52
0

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit, ku bëhet e ditur që aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina, është ndarë nga jeta.

Vdekjen e saj e ka bërë të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ai thotë se Morina la pas një trashëgimi të çmuar.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, shkroi Bajqinovci.