Ballina Kosovë Konflikt fizik midis të rinjve, plagoset me thikë 17-vjeçari

Konflikt fizik midis të rinjve, plagoset me thikë 17-vjeçari

98
0

Mosmarrëveshjet mes të rinjve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përleshje janë përfshirë mbrëmë dy të mitur në Lipjan, ku si pasojë një 17-vjeçar ka mbetur i therur me thikë.

Shërbimet spitalore kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje me disa plagë, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditja me thikë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është arrestuar personi i dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 24 orë.