Ballina Bota “Mos i kërcënoni kurrë Shtetet e Bashkuara”, Trump rishpërndan një status të...

“Mos i kërcënoni kurrë Shtetet e Bashkuara”, Trump rishpërndan një status të vitit 2018 kundër Iranit: Nuk jemi një vend që tolerojmë, do keni pasoja që si ka dëgjuar historia më parë

39
0

Irani lëshoi? Më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael, 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe. Gjithashtu një reagim lidhur me këtë sulm ka bërë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka rishpërndarë një status të tij të vitit 2018.

Trump në reagimin e rishpërndarë i bënte thirrje presidentit të Iranit të tregohej i kujdesshëm në rast kërcënimi të Amerikës, pas Shtetet e Bashkuara nuk do të toleronin dhunën dhe vdekjen.

“Presidentit iranian Rohani: Mos i kërcënoni më kurrë Shtetet e Bashkuara, ose do të pësoni pasoja që pakkush në histori i ka pësuar më parë. Ne nuk jemi më një vend që do të tolerojmë deklaratat e çmendura për dhunë dhe vdekje. Kini kujdes, lexoni postimin!”, shkruante në atë kohë Trump.