Nga një gol për secilën pjesë. Dinamo bën detyrën ndaj Erzenit, duke e mundur me shifrat 2-0. Denisson realizoi i pari në të 20-tën minutë, ndërsa Kaçorri dyfishoi shifrat.
Ekipi i Dritan Mehmetit ngjitet sërish në “Final Four”, teksa renditet në vendin e katërt. Në krahun tjetër, vështirësohet në maksimum mbijetesa për shijakasit, vetëm vendi i parafundit. Takimi i sotëm, ishte i vlefshëm për javën e 31-të.
Me 57 pikë Egnatia është në krye të tabelës, ndërsa Partizani me 48 pikë vijon në vendin e tretë. Kujtojmë se pas fundit të 36 javëve, elita e vendit i drejtohet “Final 4”, me katër ekipet e para që do garojnë për titullin kampion dhe vendet e tjera në Evropë në mini-turneun që do zhvillohet në “Air Albania”.