Ballina Europë Rusia merr një tjetër qytet, përkeqësohet situata në frontin lindor

Rusia merr një tjetër qytet, përkeqësohet situata në frontin lindor

29
0

Rusia pretendon se të dielën mori kontrollin e një qyteti në rajonin e Donjetskut.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes ruse, ushtria ka zmbrapsur disa sulme të ushtrisë ukrainase në drejtim të Avdivkes dhe Kersonit, ndërkohë forcat ukrainase kanë sulmuar një pikë komande ruse dhe disa pika të tjera strategjike, si stacione dronësh dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Ukrainës të shtunën në mbrëmje tha se situata në frontin lindor është duke u përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se ushtria ruse ka shtuar sulmet në drejtim të Krasni Liman dhe Bakhmut.