Ballina Politika “Shqipëria pas të gjitha vendeve të rajonit”, Tabaku: Çfarë hapash duhen ndërmarrë...

“Shqipëria pas të gjitha vendeve të rajonit”, Tabaku: Çfarë hapash duhen ndërmarrë për të arritur standardet e BE

50
0

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka rikujtuar marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal që është një mundësi për Shqipërinë por që nuk dihet se sa e suksesshme do të jetë në rastin e vendit tonë. Në një postim në rrjetet e saj sociale, ajo thotë se duhen ndihmuar një sërë kategorish përfshirë biznesin e vogël.

Statusi i plotë:

“Java e fundit ka qenë e përqendruar tek procesi i integrimit. Tani, gjithë këto diskutimet që bëjmë ne. Këto ligjet e gjata që miratojmë, në thelb çfarë sjellin? Ajo që kemi treguar dje ka qenë se Shqipëria ndodhet pas gjithë vendeve të rajonit. Ndodhet pas në rritje ekonomike! Ndodhet pas në punësim! Ndodhet pas sa i takon pagave ku sipas Bankës Botërore ne kemi rrogat 30% më të ulëta se sa rajoni, çështjeve sociale ku buxheti jonë ka më pak se sa rajoni me as 5% e PBB, ndodhet e para për varfërinë ku 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 USD në ditë.

Dhe ne duhet patjetër që të ndihmojmë, njerëzit, qytetarët, studentët po ajo që është më e rëndësishme bizneset. E sidomos bizneset e vogla që të aftësohen, që të ngrenë kapacitetet dhe që të bëjnë të mundur që këtë procesin e integrimit ta përkthejmë në cilësi më të mirë produktesh, në cilësi më të mirë shërbimesh dhe të përfitojnë nga ndihma e Bashkimit Evropian që me marrëveshjen e miratuar dje; fatmirësisht do të manaxhohet nga Bashkimi Evropian vendos në dispozicion shumë fonde për tregun e përbashkët. Këtë duhet të bëjë Shqipëria! Këto standarde duhet të arrijë Shqipëria për ta kthyer procesin për qytetarët jo për politikanët.”