Ballina Europë Sunak konfirmon se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan dronët iranianë

Sunak konfirmon se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan dronët iranianë

172
0

Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmë dhe konfirmoi se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan një numër të dronëve sulmues iranianë.

Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në një “përpjekje të koordinuar ndërkombëtare” për të kapur raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani, tha ai, raporton BBC.

“RAF dërgoi avionë shtesë në rajon,” shton ai.

Sunak thotë se sulmi i Iranit ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe i panevojshëm, të cilin unë e kam dënuar me termat më të ashpër”.