Ballina Aktualitet Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, procedohen 6 persona në Fier

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, procedohen 6 persona në Fier

48
0

6 persona procedohen për vepra të ndryshme në Fier. Shtetasit F.M, 19 vjeç, E.L 40 vjeç, I.B, 54 vjeç u proceduan pasi u konstatuan nga policia duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa. Po ashtu u procedua edhe një 16-vjeçar i cili dretonte mjetin pa leje drejtimi. Ndërsa 35-vjeçari me iniciale E.D u procedua pasi  ka thyer xhamin e dyqanit të një shtetaseje. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja S. B., (pronare e dyqanit), pasi si rrjedhojë e konfliktit ka goditur vëllain e shtetasit E. D.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Cakran, E. L., 40 vjeç, banues në fshatin Varibop, dhe I. B., 54 vjeç, banues në fshatin Çerven, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Mallakastër, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e dyqanit të një shtetaseje. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja S. B., (pronare e dyqanit), pasi si rrjedhojë e konfliktit ka goditur vëllain e shtetasit E. D.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.