Deputetët e Rithemelimit kanë zhvilluar gjatë kësaj të diele, një takim me mbështetësit në Kuçovë.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, deputeti Flamur Noka, tha se nafta në Shpirag ishte mashtrimi i radhës i kryeministrit Edi Rama.
Komentet Noka i bëri pas disa raportimeve se kompania amerikane Shell konfirmoi dështimin me gjetjen e naftës në Shpirag.
Noka tha gjithashtu se ky ishte një mashtrim i kryeministrit, njësoj si mashtrimet e tjera të tij për 11 vite në krye të qeverisë.
Ai shtoi se Shqipëria dhe Kuçova janë të braktisura nga rinia, për shkak të keqqeverisjes së qeverisë “Rama”.
“Në 11 vite është e vështirë që një qytetar i Kuçovës, apo i Beratit, apo çdo shqiptar të identifikojë një arritje madhore dhe të thotë me këtë lidhet qeveria e Edi Ramës. Asgjë, perveçse mashtrim.
A vuri Edi Rama në 11 vite qoftë edhe një tullë në themelet e shtetit shqiptar për ta forcuar atë? Ne sot nga Kuçova themi jo, sepse për 11 vite Edi Rama për 11 vite bëri çdo gjë që t’i heqë një nga një tullat e themelit të shtetit dhe sot nga shtet shqiptar është kthyer në një bandë hajduësh, në një çetë kaçakësh që nuk kanë mision qeverisjen, por mision të vetëm kanë plaçkitjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Ashtu si mashtrimi që bëri për 300 ditë që tha policia do t’i japë rend dhe siguri Shqipërisë, ndërkohë që sot Shqipëria është e zhytur në krim, batak, drogë si kurrë më parë. Si mashtrimi që tha për sëhndetësinë falas dhe sot shndetësia më e rrënuar, vjedhur dhe shkatërruar në Europë, si mashtrimi për 300 mijë vendet e punës, ashtu ishte edhe mashtrimi i Shpiragut.
Shpiragu, tha, do të jetë një pasuri e madhe kombëtare, madje do të hapim një fond tjetër që menaxhojë para të ardhura, miliardat që do vijnë nga Shpiragu. Sepse buxheti i shtetit, tha, nuk i përballon dot aq të ardhura sa do bijnë nga Shpiragu.
Sot po të shihni faqen e Shell-it e ka zhdukur Shpiragun nga lista. Nuk ekziston më, është tërhequr. Një mashtrim fund e krye siç e kanë zakon këtatë mashtrojnë.
Sot e sheh Kuçovën dhe të gjithë Shqipërinë të braktisur. Të merr malli të takosh në rrugë të rinj që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu. A mos vallë i ka lodhur dhe mërzitur të rinjtë mrekullia e qeverisjes së Edi Ramës? Mos vallë punët që ofron qeveria e Edi Ramës sot të rinjve nuk iu pëlqejnë? A mos vallë ka krijuar një realitet fantastik saqë luksi po i verbon të rinjtë dhe duan të ikin? Jo, dhe jo.
Edi Rama në Shqipëri ka ndërtuar një realitet të zymtë, të mjerueshëm dhe të trishtë.”, tha Noka nga Kuçova.