Ballina Europë Zelensky: Irani dhe Rusia përhapin terror, ne ukrainasit i njohim mirë dronët...

Zelensky: Irani dhe Rusia përhapin terror, ne ukrainasit i njohim mirë dronët e Teheranit

38
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në platformën X për sulmet e fundit të Iranit ndaj Izraelit.

“Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Veprimet e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të gjerë dhe bashkëpunimi i dukshëm midis dy regjimeve në përhapjen e terrorit përballet me një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar nga bota”, tha Zelensky.

Ndërsa më tej shkruan se Ukraina e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke përdorur dronë dhe raketa ‘Shahed’.

“Ne në Ukrainë e dimë shumë mirë tmerrin e sulmeve të ngjashme nga Rusia, e cila përdor të njëjtat drone ‘Shahed’ dhe raketa ruse, të njëjtat taktika si sulmet masive ajrore”.