Ballina Rajoni Greqi/ Sekuestrohet drogë me vlerë 2 mln euro në Igumenicë

Greqi/ Sekuestrohet drogë me vlerë 2 mln euro në Igumenicë

167
0

Një sasi e madhe kokaine 59.5 kg, është gjetur e fshehur në një kamion frigoriferik nga Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës ditën e sotme.

Mediet greke raportojnë se kokaina u zbulua në një ndarje të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.

54-vjeçari grek, drejtues i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet nga autoritetet.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 2 milionë euro