Ish kandidati i PD për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka marrë shkas nga një shkrim i gazetës Monitor pë r të shprehur opinionin e tij lidhur me faktin e deklaruar se deri në 2040 Durrësi do të jetë qyteti më i nxehte. Ndërkohe ai ka renditur edhe shkaqet që kanë çuar këtu.
Postimi i plotë i Igli Carës
Durrësi do të jetë qyteti më i nxehtë i Ballkanit.
Ky është alarmi i Bankës Botërore.
Situata kritike vazhdon prej dekadash, si pasojë dhe e mungesës së gjelbërimit, që ēshtë zëvendësuar nga betoni.
Në të vërtetë, asgjë e re nga Fronti i Rilindjes, që po i “merr frymën” Durrësit tre mijë vjeçar, duke e shndërruar në një qytet pa identitet, në emër të zhvillimit dhe të së ardhmes.
Ndërkohë, në vazhdën e kthimit të Durrësit në Dubai, betonizimi “gllabëron” miliona euro, në një qytet, ku është harruar prej më shumë se një viti bonusi i qirasë për të pastrehët dhe ku të vetmit, përfitues janë “të përkëdhelurit” e KM.
Ky nuk ēshtë qyteti që duam!
