Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme shtojnë shqetësimet e të gjithëve. Të prekur nga ngjarjet, disa plazhistë në një plazh të Heraklionit kur panë një objektiv ajror ‘u kapën’ nga paniku sepse menduan se ishte një dron iranian.
Në fund, u mësua se mjeti fluturues ishte një objektiv ajror i përdorur në poligonet e qitjes për të testuar sistemet e armëve, që përfundoi në det. Ky është një objektiv ajror joaktiv dhe i padëmshëm. Sipas informacioneve të cretaone.gr, për rikuperimin e tij janë njoftuar organet kompetente, ndërsa nga ekzaminimi i parë vlerësohet se prej disa kohësh ishte në det, pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku.
Ky është një objektiv i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore.