Ballina Bota Përballja – Popullsia e Iranit është 10 herë më e madhe se...

Përballja – Popullsia e Iranit është 10 herë më e madhe se e Izraelit, por kur vjen fjala tek ushtria…

51
0

Irani është shumë më i madh se Izraeli gjeografikisht dhe ka një popullsi prej afro 90 milionë banorësh, pothuajse 10 herë më e madhe se ajo e Izraelit – por kjo nuk përkthehet në fuqi më të madhe ushtarake.

Irani ka investuar shumë në raketa dhe dronë. Ai ka një arsenal të madh të vetin, por gjithashtu ka furnizuar sasi të konsiderueshme për përfaqësuesit e saj – Huthit në Jemen dhe Hezbollahun në Liban.

Ajo që i mungon janë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe avionët luftarakë.

Rusia besohet se po bashkëpunon me Iranin për t’i përmirësuar ato, në këmbim të mbështetjes ushtarake që Teherani i ka dhënë Moskës në luftën e saj me Ukrainën – kryesisht në formën e dronëve Shahed, të cilët thuhet se rusët tani po i prodhojnë vetë.

Në të kundërt, Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë. Sipas bilancit ushtarak të IISS, Izraeli ka të paktën 14 skuadrone avionësh – duke përfshirë F15, F16 dhe avionët më të fundit të fshehtë F-35.

Izraeli gjithashtu ka përvojë në kryerjen e sulmeve në thellësi të territorit armik./BBC