Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Donny van de Beek do të kthehet në Manchester United në fund të sezonit.
Klubi gjerman nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes për 11 milionë euro plus 3 bonuse dhe për këtë arsye, holandezi është i detyruar të kërkojë një klub të ri.
Këtë sezon ai luajti vetëm 365 minuta, të shpërndara në 9 paraqitje, nga të cilat 7 në Bundesligë, 1 në Premier League dhe 1 në Kupën EFL.
Kujtojmë se 26 vjeçari ka rënë në sy tek të rinjtë e Ajaxit para shumë vitesh, për të kaluar më pas te skuadra A. Gjithashtu, ai ka kontribuar edhe për Everton.