Ballina Europë Shkatërrohet grupi shqiptar i kontrabandës së parave: Qindra mijëra paund të sekuestruara...

Shkatërrohet grupi shqiptar i kontrabandës së parave: Qindra mijëra paund të sekuestruara që niseshin nga Anglia për në Shqipëri

40
0

Katër anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal të trafikimit të parave nga Anglia drejt Shqipërisë janë arrestuar nga autoritetet britanike.

Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill në një seri bastisjesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover.

Përafërsisht 200,000 £ u sekuestruan në automjetin e tij, i cili ishte rrugës për në Shqipëri.

Arrestimet vijnë pas një hetimi dy vjeçar.  Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Channel në Folkestone, Kent.

Brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjella në pako të ndryshme.

Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 £ të tjera në para.

34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20,000 £ në makinën e tij.

Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 £ të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi.

Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën. Që atëherë ata janë liruar me kusht. 22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme./tch