Ballina Kronika Aksident në Fushë Krujë-Rinas, plagosen tre persona, njëri në gjendje të rëndë

Aksident në Fushë Krujë-Rinas, plagosen tre persona, njëri në gjendje të rëndë

152
0

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fushë Krujë-Rinas.

Dy makina, njëra Volkswagen e tjetra foristradë Benz janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë janë plagosur tre veta, ku njëri prej tyre është dërguar në spital e mësohet se është në gjendje të rëndë.

Shkaku i aksidentit mësohet se ka qenë tentativa për parakalim, që është ndihmuar edhe nga lagështira.