Ballina Sport Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe ‘shpërthejnë’ ndaj 23-vjeçarit të lindur në...

Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe ‘shpërthejnë’ ndaj 23-vjeçarit të lindur në Suboticë

97
0

Arton Zekaj do të luaj për përfaqësuesen e futbollit të Kosovës. Ky ka qenë vendimi i 23-vjeçarit të lindur në Suboticë, i cili ka luajtur për moshat e Serbisë: U15, U17 dhe U17.

Zekaj ka qenë pjesë e akademisë së Partizanit të Beogradit dhe konsiderohej si një talent i madh dhe më pas u transferua në Francë tek skuadra e Lille.

Por në vitin 2022 Zekaj u kthye në Vojvodinë në Serbi ku luajti për pak kohë me Tisa Adorjan. Tashmë 23-vjeçari është pa ekip dhe në pritje të një transferimi tek ndonjë ekip.

Fakti që ka zgjedhur Kosovën si përfaqësuesen e tij ka bërë që shumë media serbe ta sulmojnë.

“Arton Zekaj zgjodhi të ashtuquajturën Kosovë para Serbisë e tani nuk luan askund”, është titulli i “blic.rs”.

“Luajti për Serbinë, më pas u paraqit për Kosovën dhe mbeti pa klub”, shkruan “nova.rs”.

Në tituj të mediave të tjera, është shkruar që Zekaj tradhtoi Serbinë, ndërsa në përgjithësi qasja e mediave serbe ishte sulmuese ndaj futbollistit.

Vetë djaloshi, pasi pranoi fanellën e Kosovës u shpreh se gjithnjë ka qenë i vendosur për të pranuar këtë ofertë dhe beson se prindërit e tij por jo vetëm ndihen krenarë.