Nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.
Deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë mbledhur për të votuar mbi kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.
Në hyrje të kësaj seance, fjalën e mori Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën në KiE, e cila lexoi raportin e përpiluar nga vetë ajo, përmes së cilit kërkon që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së.
Ajo i bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë raportin e saj, në mënyrë që Kosova të mund të bëhet anëtare e KiE-së.
Seanca e sotme ka bëjë me votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit në këtë organizatë.
Ky draft-raport ishte votuar muajin e kaluar nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.
Kosovës i duhen dy të tretave e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje që ky raport të konsiderohet i votuar.