Ballina Sport Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s’mund të luaj...

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s’mund të luaj kundër Manchester Cityt

90
0

Këtë të mërkurë në 21:00 stadiumi ‘Etihad’ do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të pritura në vitin 2024 dhe ndoshta më e mira në këtë edicion të Champions League deri më tani; ajo mes Man. Cityt dhe Real Madrid (3-3 ndeshja e parë).

Carlo Ancelotti ndodhet tashmë në Angli duke u përgatitur për ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit ku ka një risi që quhet Jeremy de Leon. Trajneri italian vendosi të thërrasë 20-vjeçarin, i cili ka marrë disa minuta me ekipin e të rinjve. Pozicioni i tij i natyrshëm është në krahun e djathtë, ndonëse ai bën mirë në të majtë si mesfushor.

I riu portorikan nuk e besoi kur vetë Ancelotti e kontaktoi për ta njoftuar se do të ishte pjesë e delegacionit të “Galaktikëve” për të udhëtuar drejt Manchesterit. Pavarësisht faktit se ai është një lojtar i mirë, ai nuk është titullar i zakonshëm në njëmbëdhjetëshen e parë të Raul Gonzalez me të rinjtë. Megjithatë, italiani i ekipit të parë e thirri atë për arsye të tjera.

Përvoja e Jeremy de Leon në Manchester City – Real Madrid do të jetë unike

Duhet sqaruar se sulmuesi i ri nuk do mund të luajë në ndeshjen e kësaj të mërkure për një arsye të thjeshtë, ai nuk është i regjistruar në listën e Champions. Por trajneri Ancelotti e thirri për arsye të tjera që kanë të bëjnë me përvojën dhe formimin e tij në kuptimin ndërkombëtar.

Me fjalë më të thjeshta, trajneri dëshiron që djaloshi nga Amerika Qendrore të ketë udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar në bordin e ekipit të parë. Praktikisht, Jeremy de Leon do të jetë një spektator luksi që mund të jetë në stolin e ekipit ose të paktën të qëndrojë në të njëjtin hotel me Bellingham, Vinicius, Rodrygo dhe të tjerët.

Kjo gjithashtu do të thotë se sulmuesi i lindur në San Juan do të merret parasysh për disa ndeshje të La Ligas për pjesën e mbetur të sezonit. Nën vështrimin e Jeremy de Leon, Real Madrid dëshiron të shkruajë histori në ‘Etihad Stadium’.

Historia mes klubit madrilen dhe “Qytetarëve” thotë se ata janë përballur 12 herë në të gjithë historinë e tyre, nga të cilat 11 në Champions League. Në ndeshjet e ‘Santiago Bernabeu’, skuadra madrilene ka fituar 3 herë, barazuar 2 dhe humbur 1.

Në stadiumin ‘Etihad’, shifrat janë 3 humbje për skuadrën e Real dhe 2 barazime. Kjo do të thotë se Real Madridi nuk ka mundur asnjëherë të fitojë në tokën e Manchester Cityt, gjë që e shton tensionin në këtë ndeshje vendimtare.

17 prilli 2024 mund të jetë dita që klubi spanjoll mund të mposht ekipin e ‘Qytetarëve’ për herë të parë në histori në territorin anglez. Edhe pse ka mundësi që ‘seriali’ të vendoset me penallti pas barazimit 3-3 në çerekfinalen e parë të Champions League për këtë edicion.