
Bursa historike në kryeqytetin danez Kopenhagë është përfshirë nga flakët. ”Maja e kullës së ndërtesës u shemb ndërsa disa rrugë dhe zona përreth ndërtesës u izoluan prej autoriteteve”, theksoi policia e qytetit.
Nga ndërtesa shihej tym i dendur dhe flakë të forta.
Policia e Kopenhagës ka thënë se zona do të qëndrojë e rrethuar për disa kohë.
Shkaku i zjarrit fillimisht ishte i paqartë.
Ndërtesa u përfundua në 1625 dhe është një nga më të vjetrat në Kopenhagë.
Objekti është aktualisht në rinovim dhe është i mbuluar me skela.
Rinovimi kishte për qëllim korrigjimin e ndërhyrjeve të mëparshme të kryera në shekullin xix dhe rikthimin e fasadës së ndërtesës në pamjen e saj origjinale.