Ballina Kronika Durrës/ Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet krahu i...

Durrës/ Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i ‘Rrumit të Shijakut’, Agron Bejdolli

54
0

Një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Beqiraj në vitin 2022 ka rënë në pranga. Agron Bejdolli i shpallur në kërkim, u arrestua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 2 tetor 2022.

Ndaj Bejdollit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin e Shijakut. Për këtë ngjarje kriminale rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë Aleksandër Laho. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.

Dy vëllezërit Beqiraj u morën peng më 2 tetor 2022 në autostradën Tiranë-Durrës. Dy vëllezërit po udhëtonin nga Durrësi në Drejtim të Tiranës, kur një automjet u ka prerë rrugën pranë mbikalimit të Maminasit. Fillimisht janë konfliktuar fizikisht me 4 personat që ndodheshin në mjet, një prej tyre Agron Bejdolli që u arrestua sot. Indrit Beqiraj u mbajt peng për disa minuta dhe autorët e lëshuan pasi kishin ecur rreth 500 metra. Dy vëllezërit më pas kanë shkuar në komisariat.

Ditën që Indrit Beqiraj u mor peng bashku me të vëllanë, ishin nisur të vrisnin dy shtetasit S.Z. dhe I.H. Porosia për këtë vrasje është dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh, i cili kishte konflikt me shtetasit që do të vriteshin.

Për këtë krim, polici i burgjeve kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, të hënën e 3 tetorit 2022 pas pengmarrjes.