Ballina Europë Emri/ U vetëvar brenda qendrës së imigracionit në Britani, familjarët: Të hetohet....

Emri/ U vetëvar brenda qendrës së imigracionit në Britani, familjarët: Të hetohet. Vdekja e tij, e pakuptimtë! Prisnim të bashkoheshim

161
0

Familja e emigrantit shqiptar që dyshohet se vrau veten vitin e kaluar në Britaninë e Madhe, kërkon përgjigjie mbi rrethanat e vdekjes të 37 vjeçarit Alfred Dosku.

Mediat angleze shkruajnë se kushërira e të ndjerit, Ledisa Hysa Dosku, tha: “Duam vetëm të dimë se çfarë ka ndodhur”.

“Bisedën e fundit e pati me vëllanë, ishte gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen. Vdekja e tij është plotësisht e pakuptueshme”– tha ajo ndër të tjera.

Ndërkohë, një hetim për rastin po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të ketë një rezultat konkret brenda dhjetorit të këtij viti.