Ballina Politika Kandidimi i Belerit në PE, Hoxha tregon votat që i duhen për...

Kandidimi i Belerit në PE, Hoxha tregon votat që i duhen për të fituar, zbulon deklaratën e Pirro Dhimës: Jam nga Himara, kryeqyteti i…

60
0

Sipas analizës së tij, kandidimi i Belerit është strategji e Mitsotakis për të marrë votat e ekstremit të djathtë grek.

“Greqia ka 21 eurodeputetë, 8 i ka Demokracia e Re, Belerit i duhen rreh 200 mijë vota që të zgjidhet. Deri dje në mesditë diheshin emrat e 41 kandidatëve, i 42 u shpall Beleri. E djathta ekstreme e pëlqente, ne e kemi parë, në Himarë erdhën përfaqësues të Agimit të Artë. Kaq shumë i publikuar, kaq shumë i mediatizuar, ai synon të marrë votat e ekstremit të djathtë, është një parti pro-ruse që po rritet shumë.

Që të marrë votat e tyre, ai ka kandiduar Belerin. Pirro Dhima kandidimin e parë, mandatin e parë e ka marrë nga PASOK, socialistët grekë. Me Pirro Dhimën ai synon të marrë votat në qendër dhe majtas. Me imazhin që ai ka si sportist, si kampion”, u shpreh Artan Hoxha.

Ndërkohë më tej Hoxha zbuloi edhe një deklaratë të Pirro Dhimës, gjatë një interviste për një televizion grek rreth një javë më parë, ku shprehej “jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”.

“Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, herë pas here Pirro Dhimën e kemi parë në Shqipëri, na kanë folur me superlativa për të. Një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima tha jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”, tha Hoxha.