Ballina Europë Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia...

Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon çfarë fshihte

66
0

E shpëtuan nga zjarri, por përfundoi në pranga. Arsyeja? Kishte drogë në shtëpi. Është kjo historia e një 32-vjeçareje në Sesto San Giovanni, një zonë në Milano të Italisë.

Të dielën nga dritarja e dhomës së saj të gjumit doli tym. Për shkak të zjarrit në banesën e saj hyri një 58-vjeçar shqiptar i cili e gjeti të renë pa ndjenja. Ai arriti, së bashku me një fqinj tjetër, ta nxirrnin nga dhoma ku kishte nisur zjarri.

Pas kësaj të dy fqinjët arritën që të shuanin zjarrin. Por kur 32-vjeçarja nga Kina u përmend, dy fqinjët u hasën me një situatë të pazakontë. Ajo kërkonte të rikthehej në banesë.

Për këtë arsye ndërhynë edhe policët dhe zjarrfikësit që e penguan 32-vjeçaren kineze që të mos hynte në banesë. Por në një moment ajo mundi të futej në banesë para se të largohej ambulanca që ishte kujdesur për të.

Kjo sjellje e çuditshme e saj, u sqarua kur agjentët e policisë gjetën një qese me 213 gramë drogë në formën e kristaleve. Ata thonë se bëhet fjalë për një stimulant të fuqishëm që rrit aftësinë për të qëndruar zgjuar, por shkakton humbje të oreksit dhe simptoma të tjera serioze si sjellje të dhunshme apo çrregullime të personalitetit.

Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën edhe 950 gramë të tjera drogë të të njëjtit lloj. Gruaja në fjalë tha se e ruante drogën për persona të tjerë.