Ballina Europë Tentuan të fusnin drogë me dron në burg, tre të arrestuar në...

Tentuan të fusnin drogë me dron në burg, tre të arrestuar në Francë

158
0

Tre burra janë arrestuar në Francë pasi tentuan të kontrabandonin drogë me dron në një burg. Ngjarja ka ndodhur pranë burgut që ndodhet katër kilometra në jug të qytetit Aix-en-Provence, në fshatin Luines, raporton Le Figaro.

“Natën e së hënës në të martë policia u njoftua për një fenomen të pazakontë pranë burgut të Aix-Luynes Një dron pa pilot po fluturonte mbi burgun“, njofton policia.

Kur ka mbërritur aty, policia ka vënë re praninë e një automjeti të dyshimtë të parkuar pranë burgut. Makina më pas është larguar dhe policia e ka ndjekur.

Drejtuesi i mjetit ka ndaluar në korsinë e emergjencës të autostradës për të marrë dy pasagjerë, njëri prej të cilëve mbante një çantë shpine me lëndë narkotike.

Rezultoi se tre personat u dërgonin drogë të burgosurve duke përdorur dronin.