Ballina Aktualitet VIDEO/ Vjehrri i mori peng djalin e mitur pas vdekjes së bashkëshortit,...

VIDEO/ Vjehrri i mori peng djalin e mitur pas vdekjes së bashkëshortit, nëna akuza ndaj uniformave blu: I kam denoncuar, por policia po vepron nën presionin e tyre

65
0

Nëna e djalit 3-vjeçar që është rrëmbyer nga gjyshërit nga ana e babait në Durrës, Ille Gjuni ka treguar mes lotësh të gjithë ngjarjen. Duke folur për mediat, ajo ka treguar se që nga vdekja e bashkëshortit të saj, marrëdhëniet me vjehrrin dhe vjehrrën nuk i ka pasur shumë të mira, pasi donin që ti merrnin djalin. Edhe pse me ligj djali qëndron me nënën e tij, ata kanë përfituar një fundjavë dhe e kanë marrë atë për disa orë, ndërkohë që nuk e kanë sjellë më. Nëna mes lotësh ka treguar se kur i ka telefonuar ata i kanë thënë se nuk do ia japin më djalin dhe se policisë i kanë bërë presion që tu plotësoheshin kushtet që ata kanë.

“E morën dhe nuk e kanë sjellë. Bashkëshorti im ka 1 vit e 2 muaj që ka ndërruar jetë. Ato duan të më marrin djalin. Në fillim nuk ma jepnin kam ikur me zor. Vjehrri dhe vjehrra vinin dhe e takonin. Jua lija çdo fundjavë disa orë, nga ora 09:00 deri në 15:00. E morën këtë radhë dhe nuk e sollën më. Kur shkoi ora dhe i mora në telefon më thanë nuk ta sjellim më. I denoncova në polici. Ai u bënte presion policisë, kërkonte kushte, që ta merrte ai, të mos dilte jashtë shtetit. Vjehrri nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që nuk e di. Gënjen! Familja e ish-bashkëshortit janë nga Kukësi. Dua djalin, shteti e policia të ma sjellin. Ka disa ditë që nuk është këtu. Mos e kanë dërguar jashtë shtetit? Unë jetoj tek prindërit e mi. I kemi afër me shtëpi gjyshin dhe gjyshen e djalit”, tha ajo.