Ballina Sport Xavi: I thashë gjyqtarit që është i keq

Xavi: I thashë gjyqtarit që është i keq

95
0

Xavi Hernandez ka mbyllur sot eksperiencën e tij në Ligën e Kampioneve si trajner i Barcelonës me keqardhje të madhe për mënyrën se si skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampioneve/

Trajneri i cili do të largohet nga katalanasit në fund të sezonit, theksoi se gjyqtari ishte faktori kryesor i eliminimit të ekipit të tij, pasi kishte dhënë kartonin e kuq për Arauhon.

“Jemi të mërzitur. Kartoni i kuq vendosi kualifikimin. Ishim të vendosur mirë. Sipas meje, është shumë të japësh një të kuq. Që nga ai moment kishte një ndeshje krejtësisht tjetër. Hezituam nëse duhej larguar Jamal, sepse ai ishte mirë. Por ai aksion vendosi plotësisht kualifikimin.

Ne kishim mundësinë e 2-2 me Gyndogan apo edhe të 2-0 me Robert, por pastaj e pamë veten në disavantazh dhe bëhet gjithçka më e komplikuar. Është një mëkat që e gjithë puna e sezonit bie këtu për shkak të një vendimi të gjyqtarit. Kartoni i kuq ishte i panevojshëm,

Gjyqtari ishte shumë i keq, ia thashë, nuk e kupton lojën.

Vitin tjetër, Barcelona do ta provojë përsëri, nuk jam unë i rëndësishmi këtu. Kemi bërë një Ligë Kampionesh mbresëlënëse. Duhen kontrolluar detajet e vogla”, tha Xavi pas ndeshjes.