Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane. Sipas raportimeve të mediave, këngëtarët do të performonin në një koncert që do të mbahej me 13 prill në Zvicër.
Eventi dështoi pas arrestimit të këngëtarëve të cilët janë mbajtur 48 orë në qeli nga policia zviceriane.
Kjo gjë ndodhi për shkak të rregullave të Zvicrës sipas të cilave vizat turistike nuk duhet të përdoren për arsye pune në këtë shtet.
Soni Malaj është një artiste e muzikës së lehtë që vitet e fundit ka eksperimentuar me zhanrin e saj drejt muzikës rep dhe asaj popullore. /TemA