Ballina Sport Aston Villa me penallti eliminon Lillen

Aston Villa me penallti eliminon Lillen

0
144

Skuadra angleze Aston Villa është kualifikuar në gjysmëfinale të Conference League në futboll.

Lille nuk ia doli pa reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, duke pësuar humbje me penallti me rezultat 4:3 nga Aston Villa.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi me rezultat 2:1 në favor të Lilles, pasi që edhe sfida në Birmingham pati përfunduar me rezultat identik.

Golat për Lillen i realizuan Yazici (15′) e Andra (68′) dhe për mysafirtë Cash (87’).